Kontratat me IPARD/ Ministria e Bujqësisë: Subjektet, asnjë penalitet për shtyrjen e afateve

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Të gjithë subjektet rurale të shpallura fituese që kanë nënshkruar kontratat me programin IPARD II, nuk do të kenë asnjë penalitet nga shtyrja e afateve procedurale, si pasojë e situatës COVID-19.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, vendet e BE-së kanë rënë dakord që të rishikohen afatet e kontratave të subjekteve agro, që kanë fituar grante nga programi IPARD II.

Në këtë kuadër, administrata e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po punon dokumentacionet përkatëse për këtë shkak duke garantuar të gjithë përfituesit që kanë nënshkruar kontrata, se asnjë problem nuk do të vi, për shkak të COVID-19. Pasi dhe vetë Brukseli ka rënë dakord që edhe Shqipëria t’i rishikojë këto afate me qëllimin realizmin e kontratave.

Programi IPARD, mbështet me grante investimet në sektorin rural. Ai financohet nga BE dhe Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga AZHBR-ja. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.