Këmbimi valutor/ Leku në pozita të qëndrueshme në raport me valutat

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Tregu i këmbimit valutor vendas, ka reflektuar pozita të stabilizuara të lekut në raport me valutat e huaja, në kushtet e situatës së pandemisë COVID.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar vlera të qëndrueshme për gjatë tërë kësaj jave duke pësuar luhatje shumë të lehta teksa e ka mbyllur këtë fundjavë në vlerën e 125.27 lekëve.

Dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë në fillim javë dhe më pas është forcuar në raport me lekun duke  u ngjitur në nivelin e 115.74 lekëve

Ndërsa paundi britanik ka ndjekur një linjë zbritëse gjatë kësaj jave, duke u këmbyer sot me 143.80 lekë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, franga zvicerane vazhdon të mbetet në pozita te qëndrueshme dhe gjatë kësaj jave nuk ka shënuar lëvizje të rëndësishme duk e mbyllur javën në kuotën e 119.12 lekëve. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.