Edhe 1 mjek dhe 2 infermiere mposhtin COVID-19, në total 39 personel mjekësor të shëruar

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot lajmin e mirë se janë shëruar edhe 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor.

“Lajm i mirë. 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19”, tha Manastirliu.

Ajo theksoi se “për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”.

“Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, tha ministrja./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.