COVID-19 – Europa kalon shifrën e 100 000 viktimave

PARIS, 18 pril /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 100 000 europianë, gati dy të tretat e vdekjeve të lidhura me Covid-19 në të gjithë botën, sipas një raporti të AFP-së nga burime zyrtare.

Me një total prej 100 501 vdekjesh (1 136 672 raste), Europa është kontinenti i goditur më rëndë nga pandemia e Covid-19, e cila ka shkaktuar deri tani 157 123 njerëz në të gjithë botën.

Italia (23 222) dhe Spanja (20 043) janë vendet më të prekura në Europë, e ndjekur nga Franca (19 323) dhe BM (15 464).

Në të gjithë botën, janë identifikuar të paktën 2 281 334 raste me Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.