COVID-19 – ”Dubai World Trade Center” shndërrohet në spital

DUBAI, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Qendra Botërore e Tregtisë në Dubai është shndërruar në një spital të madh me një aftësi për të trajtuar deri në 3 000 pacientë me koronavirus.

Për të përuruar strukturën, mori pjesë princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Hamdan bin Mohamed bin Rashid Al Maktoum.

Një seri fotografish të shpërndara në mediat sociale tregojnë se princi që inspekton spitalin duke marrë masat paraprake të përshtatshme si maskë dhe doreza.

Sipas mjekut Amer Ahmad Sharif, kreu i qendrës së komandës dhe kontrollit kundër Covid-19 në Dubai, spitali në terren ofron aftësi shtesë për sistemin shëndetësor dhe është në gjendje të “menaxhojë skenarët e papritur”.

Deri më sot, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar 37 vdekje për shkak të pandemisë ndërsa numri i infeksioneve është 6 302. Janë 1 188 të shëruar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.