BRUKSEL – Rënie e inflacionit vjetor në BE

BRUKSEL, 18 prill /ATSH-AA/ – Inflacioni vjetor i Bashkimit Europian në mars ishte 1,2% nga 1,6% në shkurt, bëri të ditur zyra e statistikave të bllokut.

“Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ra në 26 shtete anëtare dhe u rrit vetëm në një shtet”, sipas Eurostat.

Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Spanjë, Itali dhe Portugali (të gjitha 0,1%), ndërsa normat më të larta ishin në Hungari, Poloni (të dyja 3,9%) dhe në Republikën Çeke (3,6%).

Ndërkohë, në mars, kontributi më i lartë i normës vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga sektori i shërbimeve i ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industriale dhe energjia./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.