37 qytetarë amerikanë dhe rezidentë në Shqipëri riatdhesohen drejt SHBA

TIRANË, 18 prill/ATSH/ 37 qytetarë amerikanë dhe rezidentë në Shqipëri janë larguar nga vendi sot në mëngjes, teksa u krye fluturimi i dhjetë kushtuar riatdhesimit në Itali, organizuar nga Albawings.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur e kënaqur që Ambasada ka mundur të ndihmojë edhe 37 qytetarë të tjerë amerikanë dhe rezidentë të shkojnë në shtëpi këtë mëngjes.

Ambasadorja ka theksuar se mes tyre përfshihet edhe një grup amerikanësh që japin mësime në Durrës.

“Ambasada e Tiranës në Shqipëri është e kënaqur që ka ndihmuar edhe 37 qytetarë të tjerë amerikanë dhe rezidentë të shkojnë në shtëpi këtë mëngjes, duke përfshirë një grup amerikanësh që japin mësime në Durrës. Faleminderit shumë me miqtë e ambasadës italiane në Shqipëri”, ka theksuar ambasadorja Kim.

Qytetarët amerikanë do të kthehen në SHBA përmes aeroportit të Romës, Fiumicino.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.