SHBA – Rekord viktimash për 24 orë nga COVID-19: 4 591

NJU JORK, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e ri për 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4 591, sipas një analize nga ”Wall Street Journal”, që bazohet në të dhënat nga universiteti ”John Hopkins”.

Më shumë se 4 500 persona vdiqën brenda 24 orësh duke thyer rekordin e mëparshëm të 2 569 vdekjeve.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi arriti në 34 641, sipas https://www.worldometers.info/coronavirus/./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.