Parashikimi i motit, e premte 17 prill 2020

TIRANE, 17 prill /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10 m/s. Deti parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/22 diell
Kukës 4/19 diell
Lezhë 9/22 diell
Dibër 2/17 diell
Durrës 8/20 diell
Tiranë 8/23 diell
Elbasan 9/24 diell
Berat 5/24 diell
Vlorë 9/22 diell
Korçë 1/17 diell re
Gjirokastër 4/23 diell re
Sarandë 10/23 diell

                                                             

/e.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.