Ndërron jetë pacienti i dymbëdhjetë në Kosovë nga COVID-19 

PRISHTINE, 17 prill /ATSH/ -Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë me pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Siç thuhet në njoftim, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive dhe i cili kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se “sot më 17. 04. 2020 ka ndërruar jetë pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare–Ferizaj.

Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka reultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë”./KosovaPress//e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.