Kosova 472 raste me koronavirus, 11 të vdekur dhe 71 të shëruar/ Kurti apelon qytetarët: Rrini në shtëpi 

PRISHTINE, 17 prill /ATSH/ -Sikurse edhe gjithë pjesa tjetër e botës, edhe Kosova nuk ka shpëtuar pa u prekur nga pandemia me koronavirusin e ri.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri serish thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

Ai tha se institucionet  e vendit janë të përkushtuara për vazhdimin e luftimit të koronavirusit, në mënyrë që të dalim sa më pak pasoja.

“Ky virus përhapet përpara se ta vërejmë që e kemi dhe numrat që janë sot janë infektuar para dy javësh, prandaj le të izolohemi e të shpëtojmë”,  kryeministri Kurti.

Më shumë se një muaj kur u konfirmuan rastet e para në Kosovë, deri mbrëmë janë konfirmuar 472 raste me koronavirus, prej tyre 11 të vdekur dhe 71 të shëruar./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.