Klinika Infektive/ 52 pacientë të shtruar me COVID-19, dy në gjendje kritike

PRISHTINE, 17 prill /ATSH/ -Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 65 pacientë, prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 52 raste.

Sipas një njoftimi, Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid-19.

“Nga Klinika sot lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19. Nga 52 pacientët e infektuar me Covid-19, 40 raste janë në gjendje të stabilizuar, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.