ITALI – Shitjet e makinave në BE pësojnë rënie me 55,1%

ROMË, 17 prill /ATSH-DPA/ – Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian pësuan rënie me 55,1% në muajin mars, deklaroi një grup tregtar, duke fajësuar epideminë e koronavirusit.

“U regjistruan rreth 567 000 makina të reja, më pak se gjysma në krahasim me marsin 2019”, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin mujor.

ACEA e konsideron këtë një rënie dramatike, si rezultat i shpërthimit të COVID-19, dhe thekson se shitjet e makinave në pjesën më të madhe të Europës janë mbyllur për shkak të masave të frenimit të virusit.

“Është rënia më e madhe e përqindjes mujore nga viti në vit. Në terma absolutë, është shifra më e keqe e shitjeve në mars që nga viti 1990, sipas të dhënave në faqen e internetit të shoqatës”, shtoi një zëdhënës i ACEA. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.