“Heronj shqiptarë”/ Meriban Zeneli, një tjetër mjeke në vijën e parë të frontit kundër COVID-19

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Meriban Zeneli është mjeke familjeje, pranë Qendrës Shëndetësore, Dajt, e cila bashkë me stafin e saj gjendet në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

Duke vlerësuar përkushtimin e saj, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha se “një hero i vërtetë nuk matet nga madhësia e forcës së tij, por nga forca e zemrës”.

“Çdo ditë me përkushtim dhe devotshmëri pranë pacientëve me konsulta online dhe dërgimin e ilaçeve tek të sëmurët kronikë”, tha ai.

“Së bashku duhet t’ia dalim mbanë betejës me COVID-19. Durim dhe besim duke zbatuar rregullat e vendosura nga OBSH dhe këshillat e ekspertëve vendas”, është apeli i mjekes Zeneli. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.