Gjirokastër/ Prefekti Aliaj: Ndihma dhe ilaçe për 829 familje në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata/ Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj tha sot se operacioni i ndihmave humanitare për familjet në nevojë vazhdon në të gjitha bashkitë e qarkut dhe do vijojë deri në fund të luftës.

Aliaj tha se njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe degët territoriale kanë vazhduar punën për shpërndarjen e ndihmave.

“Nga bashkitë e qarkut Gjirokastër ka vazhduar shpërndarja e ndihmave dhe ofrimi i asistencës për shtresat në nevojë. Janë asistuar me produkte ushqimore 312 familje, me produkte mjekësore 141 familje dhe me shërbime të tjera në 376 familje”, tha ai. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.