Fjalë të çmuara/ Vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin

TIRANË, 17 prill/ATSH/ “Sot vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët mund ta zgjidhin problemin dhe të hedhin një hap përpara për shoqërinë tonë”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të historianit izraelit, Yuval Noah Harari, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.