COVID-19 – Harry dhe Meghan ofrojnë ushqim për të sëmurët

LOS ANXHELES, 16 prill /ATSH-DPA/ – Princi Harry dhe bashkëshortja, Meghan Markle këtë javë ofruan vullnetarisht ushqime për shumë qytetarë në West Hollywood.

”Edhe të dielën, ditën e Pashkëve, edhe të mërkurën çifti shpërndau ushqime përmes projektit ‘Angel Food’, për njerëzit me sëmundje të rënda në West Hollywood”, sipas ”Entertainment Tonight”.

“Ata na thanë që kishin dëgjuar se shoferët tanë ishin të mbingarkuar dhe donin të vinin vullnetarisht për të lehtësuar ngarkesën e punës së shoferëve”, deklaroi drejtori ekzekutiv i projektit”“Angel Food”, Richard Ayoub.

Harry dhe Meghan respektuan udhëzimet për distancimin social si dhe përdorën maska dhe doreza.

“Jam shumë i lumtur që na zgjodhën ne. Ata kujdesen për popullatën tonë të rrezikuar”, theksoi Ayoub.

Çifti njoftoi se do të dhuronte edhe 112 000 dollarë, fitimi i ardhur pas transmetimit të dasmës së tyre në televizion./  /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.