COVID-19 – 18 681 të vdekur në Francë, 761 në 24 orët e fundit

PARIS, 17 prill /ATSH-AFP/- Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 18 681 personave në Francë që nga fillimi i marsit.

“Vetëm sot, në vend u registruan 761 vdekjeve në 24 orët e fundit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

Numri i të vdekurve në spitale rritet në 11 478 nga 11 060, ndërsa numri i të vdekurve në azilet e pleqve u rrit në 7 203 nga 6 860 të enjten.

“Për të tretën ditë radhazi, numri i personave të shtruar në spitale me COVID-19 u ul me 115 dhe numri i personave në kujdes intensiv, një tregues i monitoruar shumë mirë, ra me 221”, sqaroi Salomon.

“Është një rënie e ngadaltë, por e qëndrueshme”, vazhdoi ai./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.