BELGJIKË – Numri i viktimave nga COVID-19 kalon shifrën 5 000

BRUKSEL, 17 prill /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 5 000 personave në Belgjikë, një nga vendet europiane me vdekshmërinë më të lartë, sipas vlerësimit të fundit zyrtar të komunikuar sot nga autoritetet shëndetësore belge.

”313 vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit e çojnë numrin e viktimave në 5 163”, thanë ato në në konferencë për shtyp.

”Gjysma e këtyre vdekjeve (2 586) janë regjistruar në azilet e pleqve”, sqaruan ato.

Belgjika ka 11,5 milionë banorë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.