AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/4/2020

TOKIO – Fillimi i shpërndarjes së maskave në të gjitha familjet në vend.

ISLAMABAD – Xhamitë hapen për faljen e së premtes, pavarësisht pandemisë Covid-19.

PEKIN – Shifrat e PBB-së për tremujorin e parë, që pritet të bien ndjeshëm për shkak të koronavirusit.

GJENEVE – Përditësim i OBSH-së për epideminë Covid-19.

PARIS – Përditësim nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin.

MOSKE – Parlamenti rus shqyrton masat e mbështetjes së biznesit.

BERLIN – Konferencë për shtyp nga ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kreu i institutit ”Robert Koch”, Wieler.

UASHINGTON – Konferencë për shtyp e përditshme e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

UASHINGTON – Takimi pranveror i videokonferencës së Bankës Botërore për shkak të epidemisë Covid-19.

TEHERAN – Përditësim nga Ministria e Shëndetësisë për epideminë e Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.