ZVICËR – OBSH, chat për koronavirusin për të luftuar lajmet e rremë

GJENEVË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) publikoi një shërbim chat-i përmes platformës Facebook Messenger, për të luftuar dezinformatat në lidhje me koronavirusin, njoftoi agjencia shëndetësore e OKB.

“Chat-i do të ofrojë informacion të menjëhershëm dhe të saktë në lidhje me COVID-19”, njoftoi OBSH në një deklaratë.

Mbi 12 milionë njerëz janë duke marrë tashmë informacione dhe përditësime për COVID-19 nga OBSH përmes aplikacionit të mesazheve celular WhatsApp. Duke shtrirë shërbimin në Facebook Messenger dhe kanalet e tij të komunikimit, ai pret që të arrijnë 4.2 miliardë qytetarë të tjerë.

OBSH informoi se në shumë rajone të goditura rëndë nga COVID-19, mesazhet përmes familjes së aplikacioneve të platformës së rrjetve sociale janë rritur me më shumë se 50%. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.