MOSKË – Putin: Pandemia është momenti që SHBA-ja dhe Rusia të ndihmojnë njëra-tjetrën

MOSKË, 16 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja dhe Rusia duhet të ndihmojnë njëra tjetrën për t’i bërë ballë pandemisë, sipas presidentit rus, Vladimir Putin, deklaroi sot zëdhënësi i tij, dy kundërshtarë gjeopolitikë që kanë bërë këto ditët e fundit gjeste humanitare.

“Presidenti Putin thekson se pandemia është momenti për t’i ardhur në ndihmë njëri tjetrit”, theksoi për shtypin, Dmitri Peskov, pasi presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i gatshëm për të dërguar në Rusi respiratorë dhe dërgimin në prill të një ndihme humanitare ruse në SHBA.

Presidenti amerikan njoftoi vullneti e vendit të tij për të dërguar respiratorë artificialë për pacientët e prekur nga koronaviorusi në Rusi, ku janë regjistruar zyrtarisht 27 938 raste dhe 232 të vdekur.

“Rusia do të ketë nevojë për respiratorë. Ata po jetojnë kohë të vështira. Ne do t’i ndihmojmë”, deklaroi Trump.

Moska dërgoi një avion me maska mbrojtëse dhe pajisje mjekësore në SHBA ku janë regjistruar 28 326 të vdekur dhe më shumë se 637 000 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.