FOKUS – OPEC: Kërkesa botërore për naftë në kolaps historik për shkak të COVID-19

PARIS, 16 prill /ATSH-AFP/- OPEC parashikon një kolaps historik të kërkesës botërore për naftë deri në vitin 2020 për shkak të paralizës së përhapur ekonomike për shkak të COVID-19, duke konfirmuar sot se ari i zi ka pësuar një tronditje historike, brutale, të skajshme dhe planetare në treg.

Sipas parashikimeve të publikuara në raportin e saj mujor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret që konsumi botëror të arrijë në 92,82 milionë fuçi në ditë këtë vit, një rënie e paparë me rreth 6,85 milionë fuçi në ditë në krahasim me vitin 2019 (-6.87%).

“Pandemia e Covid-19 tani po ndikon në kërkesën për naftë të shumë vendeve dhe rajoneve, me një ndikim të paparë në nevoja, veçanërisht për karburantet e transportit, ndërkohë që flotat e linjave ajrore kanë mbetur në tokë dhe masat e kontrollit të lëvizjeve kanë paralizuar globin”, tha OPEC.

Në këtë sfond, organizata parashikon se kërkesa globale bruto do të bjerë me 12 milionë fuçi në ditë në tremujorin e dytë, në krahasim me një vit më parë, para se të ketë një rimëkëmbjeje modeste, me një rënie të pritshme prej 6 milionë fuçi në tremujorin e tretë dhe rreth 3,5 milionë fuçi gjatë tre muajve të fundit të vitit.

Në përpjekje për të frenuar rënien e çmimeve, OPEC dhe partnerët e saj kryesorë ranë dakord të dielën të ulin prodhimin në 9,7 milionë fuçi në ditë në maj dhe qershor, ndërsa vendet e G20-s premtuan bashkëpunim të shtuar./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.