COVID-19/ Tanja Fajon: Masat e lëvizjes së qytetarëve të jenë në përputhje me të drejtat themelore

PRISHTINE, 16 prill /ATSH/ -Deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon bisedoi sot me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia në lidhje me masat e ndërmarra nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ajo i dha mbështetjen e plotë ministrit Vitia në përpjekjet e tij në luftën kundër COVID-19.

“Në mënyrë që të përmbajë sëmundjen njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjitha masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në përputhje me të drejtat themelore”, ka shkruar Fajon në Twitter./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.