COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 24 raste të reja, shkon në 518 numri i të prekurve

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga rezultatet e testimeve  në 24 orët e fundit janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 518.

Shefja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se “dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste. z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.