COVID-19/ Ambasada gjermane ndihma ushqimore për 35 familje të komunitetit rom dhe egjiptian në Tiranë

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ Ambasada gjermane ka shpërndarë sot ndihma ushqime për familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë.

Ambasadori Peter Zingraf ishte i pranishëm sot gjatë shpërndarjes së ndihmave të para për 35 familje dhe mundi të shihte situatën në vend në prani të përfaqësuesve të bashkisë së Tiranës, komunitetit lokal dhe organizatës ADRA.

“Ndihma urgjente në rajone të tjera të vendit do të nisen gjithashtu me mbështetjen gjermane brenda ditëve të ardhshme”, tha ambasadori Zingraf.

Ambasada gjermane shprehet se “së bashku kundër koronavirusit, shumë njerëz janë veçanërisht të goditur nga kriza e koronës në Shqipëri. Ne dëshirojmë të ofrojmë ndihmë në raste urgjente”.

Ambasada gjermane do të mbështesë në dy muajt e ardhshëm familjet rome dhe egjiptiane në Tiranë me artikuj ushqimorë dhe higjiene. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.