BRUKSEL – Von der Leyen: BE i kërkon falje Italisë

BRUKSEL, 16 prill /ATSH-ANSA/ – Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian.

“Dhe është e vërtetë që BE duhet tashmë t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet do të vlenin vetëm nesë ju ndryshoni sjellje”, theksoi ajo.

“U desh shumë kohë për të gjithë, për të kuptuar se ne duhet të mbrojmë njëri tjetrin. Por tashmë, BE është zemra që rreh e BE-së”, shtoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian.

“Buxheti shumëvjeçar europian do të jetë udhëzuesi për rimëkëmbjen. Ai do të jetë më i ndryshëm nga sa kemi imagjinuar. Ne do të përdorim fuqinë e tij për të nxitur investimet masive që janë të nevojshme për të rimëkëmbur ekonominë tonë dhe tregun e brendshëm pas koronavirusit”, deklaroi Von der Leyen.

“Do të parashikojmë “fonde” me një ngarkesë frontale për fillimin e menjëhershëm të investimeve”, shtoi ajo.

“Në planin ekonomik BE ka bërë më shumë gjatë këtyre katër javëve të fundit sesa ka bërë gjatë katër viteve të para të krizës së fundit”, theksoi ajo.

“BE dha një përgjigje kolektive, duke mobilizuar mbi tre trilionë euro. Por ne e dimë se duhet të bëhet shumë më tepër, sepse kjo është një rrugë e gjatë dhe bota e nesërme do të jetë shumë ndryshe nga ajo e djeshmja”, nënvizoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian ./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.