VIDEO/ Shkodër, qytetarët respektojnë masat parandaluese ndaj COVID-19, Policia dhe Ushtria monitorime në rrugë

 

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Banorët e qytetit verior të Shkodrës po respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot pamje nga Shkodra ku qytetarët po respektojnë masat e marra nga qeveria duke qëndruar në banesat e tyre, teksa shihen rrugët e boshatisura.

Ndërkohë që policia e Shkodrës po patrullon rrugët duke kryer kontrolle nëse qytetarët po zbatojnë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Po ashtu punonjësit e policisë kryejnë patrullime për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Distancimi social rekomandohet si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e infeksionit COVID-19 dhe tashmë autoritetet në të gjithë botën po zbatojnë rregulla të ashpra për lëvizjen e qytetarëve. /k.s/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.