SPORT – Sileri: Ka shumë pak gjasa që kampionati italian i futbollit të vazhdojë

ROMË, 15 prill /ATSH-MIA/ – Vazhdimi i kampionatit italian të futbollit në sfondin e pandemisë së koronavirusit ka shumë pak gjasa, sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë Pierpaolo Sileri.

Palmeri paraprakisht deklaroi se qeveria po planifikon të ndalojë ndeshjet në Itali në prani të spektatorëve deri në janar të vitit 2021.

“Ka shumë pak gjasa që kampionati të vazhdojë me gjendjen e tanishme”, theksoi Sileri. Kampionati në Itali ishte pezulluar në fillim të marsit lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Në Serinë “A” ekipet kanë luajtur 25-26 ndeshje nga 38 të caktuarat. Lider është Juventusi me 63 pikë, pason Lacio me 62 dhe Interi me 54. Turneu në Kupën e Italisë ishte ndërprerë në fazën gjysmëfinale. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.