RUSI – Regjistrohen 3 388 raste të reja me COVID-19

MOSKË, 15 prill /ATSH-AA/ – Të paktën 3 388 raste të reja me COVID-19 u raportuan në Rusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24 490 persona.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 198, pasi 28 persona vdiqën diten e djeshme, thuhet në deklaratën e shtabit të urgjencës.

Rreth 1 986 persona janë shëruar, përfshirë 292 pacientë të dalë nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Që kur u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, virusi është përhapur në të gjithë botën.

Në nivel global janë raportuar mbi 2 milionë raste me koronavirus me mbi 126.700 vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, ndërsa më shumë se 493.800 janë shëruar.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.