MJEKESI – OBSH: Larja e duarve është masë më e mirë parandaluese sesa dorezat

GJENEVE, 15 prill /ATSH-MIA/ Dorashkat mund të japin ndjenjë të gabuar të sigurisë, për këtë shkak, larja e duarve është masë më e mirë parandaluese për infektim sesa mbajtja e dorashkave njëpërdorimëshe, deklaroi OBSH dhe Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO).

Në udhëzues theksohet se punëtorët mund të përdorin doreza njëpërdorimëshe, por duhet shpesh t’i ndërrojnë, dhe të lajnë duart.

”Larja e duarve është e domosdoshme edhe kur vihen dorashkat edhe kur hiqen”, thekson udhëzuesi.

“Virusi COVID-19 mund t’i kontaminojë dorezat në të njëjtën mënyrë siç kontaminon duart e punëtorëve. Heqja e dorezave mund të sjellë edhe kontaminimin e duarve me virus. Prandaj lani duart gjithmonë”, thekson OBSH. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.