Kukës, masa shtesë kundër COVID-19/ Tunel dezinfektues në hyrje të tregut agroushqimor

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Kukësit po shton masat e sigurisë së qytetarëve në tregun agroushqimor duke vendosur në hyrje tunelin dezinfektues.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici inspektoi sot tregun agroushqimor në Kukës ku është vendosur dhe pika e kontrollit dhe e dezinfektimit.

Gjici tha se nuk do të tolerojmë askënd që shkel rregullat, të gjithë duhet të kalojnë në pikën e dezinfektimit dhe çdo qytetar të ketë dorezat dhe maska.

“Askush nuk do të tolerohet, dhe nëse shkelet do merren masa nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nëse nuk do të arrihet që qytetarët të respektojnë rregullat ose do t’a mbyllim tregun”, tha ai

Po ashtu, Gjici tha se “thoni se nuk na kap virusi, por ja që na zu, prandaj duhet të respektojmë rregullt e higjienës, distancimit social, qëndrimit në shtëpi dhe respektimin e rregullave kur dalim në treg duke u dezinfektuar dhe përdorur mjetet mbrojtëse, si dorezat dhe maska”.

“Ditën e sotme është vendosur në hyrje tuneli dezinfektues. Pas vendosjes së kordonit sanitar dhe shenjave orientuese për distancimin fizik të blerësve, sot vendosëm edhe tunelin e dezinfektimit në hyrje te tregut të fruta-perimeve,duke e bërë më të sigurt këtë hapësirë për blerësit dhe tregtarët”, tha ai.

Gjici porosit strukturat të vendosin rregull për të parandaluar rrezikun e COVID-19, nëse nuk respektohen rregullat bashkia do mbyllë tregun.

“Askush nuk do të jetë pa maska dhe dorezë dhe të kalojë në pikën e dezinfektimit, nëse ka kundërshtim, forcat e Rendi të zbatojnë ligjin”, tha ai. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.