Kriza nga COVID-19, Sllovakia ndryshon rregullat për të huajt

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Shtetasit e vendeve të treta, persona të ardhur nga jashtë BE-së, të cilët ndodhen në Sllovaki ligjërisht, do të kenë të drejtë të qëndrojnë në Sllovaki deri në një muaj pas përfundimit të krizës;

Ambasada Shqiptare në Sllovaki njoftoi sot se të gjithë rezidentët e përhershëm, të përkohshëm ose të “toleruar” në Sllovaki me një datë skadimi të lejes së qëndrimit gjatë shpërthimit të koronavirusit, ose me një datë brenda një muaji pas përfundimit të krizës, do të mund të qëndrojnë me të njëjtin dokument që konsiderohet i vlefshëm deri në dy muaj pasi të përfundojë kriza;

Shtetasit jo të BE-së, të cilët ndodhen jashtë Sllovakisë gjatë kësaj krize, do të mund të kërkojë rinovimin e lejes së qëndrimit të tyre në Sllovaki, ose do të mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në ambasadën përkatëse.

Rezidenca e një shtetasi jo të BE-së nuk do të revokohet nëse ai/ajo nuk hyn në Sllovaki brenda 180 ditëve nga dhënia e vendbanimit;

Departamenti i Policisë së të Huajve do të pranojë të gjitha dokumentet, edhe nëse ato janë jashtë afatit 90 ditë, nëse një shtetas jo i BE-së nuk është larguar nga Sllovakia në fund të krizës aktuale, derisa ai/ajo të bëjë një kërkesë për lejeqëndrim.

Të gjitha kufizimet kohore janë shtrirë për tërë kohëzgjatjen e krizës aktuale.

/a.gjonaj//j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.