ITALI – 578 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

ROMË, 15 prill /ATSH-DPA/ – Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali njoftoi sot 578 vdekje më shumë dhe një rritje në numrin kombëtar të infeksioneve të koronavirusit, në më shumë se 165 000.

Sidoqoftë, rritja ditore e infeksioneve, me 2 667 persona më pak, ishte më e ulta në më shumë se një muaj, çka dëshmon një ngadalësim të ngjitjes.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi, u rrit me 2.7% në 21 645, shifra e dytë më e lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Numri i personave që janë shëruar nga sëmundja u rrit me 962, në 38 092.

Italia po përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit në Europë, por sipas ekspertëve, kurba e infeksionit të vendit është duke u ulur që nga fundi i marsit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.