SUEDI – Mbi 1 000 viktima nga nisja e pandemisë COVID-19

STOKHOLM, 14 prill /ATSH-AFP/ – Koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 000 personave që prej fillimit të epidemisë, sipas një bilanci zyrtar të komunikuar sot nga autoritetet shëndetësore.

Ky vend prej 10,3 milionë banorësh, që ka miratuar masa më fleksibël se pjesa më e madhe e vendeve europiane në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, regjistron tashmë 11 445 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 1 033 viktima, një shkallë vdekshmërie më e lartë se ajo që vërehet tek fqinjët nordikë.

Javën e kaluar, autoritet shëndetësore njoftuan një rritje prej më shumë se 100 viktimash në 24 orë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.