SOFT NEWS – Njihuni me 107-vjeçaren që mposhti … koronavirusin

STAMBOLL, 14 prill /ATSH-AA/- Një e moshuar 107-vjeçare, Havahan Karadeniz e cila trajtohej në një spital në Stamboll të Turqisë ka fituar betejën ndaj koronavirusit.

Karadeniz, para një jave kërkoi ndihmë në spital pasi kishte kollë dhe temperaturë të lartë. Pas testimit ajo doli pozitiv ndaj COVID-19.

Pas trajtimit 107-vjeçarja u shëruar dhe doli nga spitali. Karadeniz nga spitali e mori stërnipi i saj, Melih Çırag. Nga spitali, ajo u përcoll me duartrokitje nga ana e personelit shëndetësor.

“Tani kemi ilaçe efektive. Është i mundshëm shërimi nga kjo sëmundjeje nëse filloni trajtim të përshtatshëm me diagnoza të sakta”, u shpreh kryemjeku i Spitalit në Stamboll, prof. dr. Ozgur Yigit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.