SHBA – OKB: COVID-19 po shkakton një epidemi të rrezikshme dezinformimi

OKB, 14 prill /ATSH-AFP/- Pandemia e COVID-19 po shkakton një epidemi të rrezikshme dezinformimi, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pa përmendur raste specifike, vende ose medie.

“Në një kohë kur duhet të jetë për “shkencë dhe solidaritet”, të ashtuquajturat këshilla shëndetësore rezultojnë të dëmshme, gënjeshtrat përhapen në ajër, teoritë e konspiracionit infektojnë internetin dhe urrejtja po bëhet virale, duke shpifur, stigmatizuar njerëz, grupe”,tha Guterres.

“Kompanitë e mëdha të medieve sociale duhet të bëjnë më shumë për të eleminuar urrejtjen dhe pretendimet e dëmshme mbi COVID-19”, shtoi ai./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.