Operacioni humanitar – Ndihma për 12 793 familje/ individë vetëm sot, 248 791 në total

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/608281576423559

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 u ka ardhur në ndihmë deri tani 248 791 familjeve në nevojë.

Kryeministri Rama ka ndarë shifrat që lidhen me familjet e ndihmuara ditën e sotme. Ndër të tjera Kryeministri thotë se më 14 prill janë ndihmuar 12 793 familje në nevojë.

“248 791 familje/ individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani. Sot ndihmuam 12 793 familje/ individë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, shprehet Rama.

Ndarja sipas qarqeve është si më poshtë:

Berat              189

Tiranë             1331

Elbasan           505

Kukës              555

Dibër               274

Korçë               6004

Shkodër           190

Gjirokastër       1966

Lezhë               512

Durrës              324

Vlorë                172

Fier                  771

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.