“Luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e shmanget, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit”

TIRANË, 14 prill/ATSH/Kryeministri Rama ka publikuar poezinë e vjetër “Ku ta dija unë i varfri” që sipas tij i përshtatet kësaj situate.

Rama iu drejtohet qytetarëve duke ju kujtuar se “armiku” kryesor i përhapjes së koronavirusit janë vetë ata, nëse nuk respektojnë masat.

“Pak humor, po jo dhe aq’. Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e shmanget, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit! E natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju! Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi”, u shpreh Rama.

 

. z.tosku

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.