SEUL, 14 prill /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut raportoi sot një rritje ditore me më pak se 30 raste të reja me koronavirus për të dytën ditë radhazi, sipas autoriteteve lokale të shëndetit.
Të hënën u zbuluan 27 raste të reja, pak më shumë se 25 rastet e një dite më parë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) në Seul.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 10 564, ndërsa numri i të viktimave u rrit me pesë, duke arritur në 222.
Nga 27 raste të reja, 12 ishin të importuara nga jashtë vendit, duke e çuar në 940 numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara. / /sara/