IZRAEL – Dështojnë sërish bisedimet për formimin e qeverisë mes Gantz dhe Netanyahut

TEL AVIV, 14 prill /ATSH-ANSA/- Ka përfunduar pa rezultat  konkret takimi i sotëm midis lidërve të dy partive protagoniste izraelite Benny Gantz dhe Benyamin Netanyahu për formimin e një qeverie kombëtare .

Delegacionet përkatëse të dy partive kanë sqaruar se të dy udhëheqësit do të takohen përsëri nesër në mbrëmje, në fund të festës së Pashkës Hebraike.

Në një deklaratë të përbashkët palët nuk japin detaje mbi rezultatin e konfrontimit, por theksojnë se Gantz dhe Netanyahu “do të takohen përsëri me qëllimin për të arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie kombëtare të urgjencës” . /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.