FOTOGALERI/ Malësi e Madhe, ndihma me ushqime në zonat e thella rurale

TIRANË, 14 prill /ATH/- Në bashkinë Malësi e Madhe, operacioni humanitar për shpërndarjen e pakove me ushqime, në kushtet e masave ndaj COVID-19, u shtri këtë fillimjave në zonat e thella rurale të bashkisë.

U ndihmuan dhjetëra familje në nevojë ekonomike në fshatrat Dedaj dhe Zagore ne Njesinë Administrative Shkrel.

Ndërsa 30 familje të tjera në fshatrat Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, në Njësinë Administrative Kelmend morën pako me ushqime këto dy ditët e fundit.

Ndërkohë bashkia Malësi e Madhe vijon me shërbimet e patronazhimit, duke u çuar të moshuarve në shtëpi pazaret e ushqimeve apo ilaçet që u duhen në kushtet e masave ndaj COVID-19.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.