Belsh, ndihmohen 103 familje në nevojë

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Në bashkinë e Belshit janë ndihmuar sot 103 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar përmes pakove ushqimore, ilaçe të rimbursueshme në banesë apo asistencë në blerjen e tyre.

Shifrat janë bërë të ditura për ATSH-në, nga prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj i cili theksoi se “bashkia Belsh po zbaton detyrat që i janë ngarkuar nga VKM nr. 236 datë 19.03.2020 “Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, si dhe vendimit të komisionit qendror për ofrimin e asistencës për 103 familje”.

Në Belsh janë shpërndarë pako ushqimore pranë 18 familje dhe 3 familjeve janë dërguar ilaçet në banesë, në njësinë administrative Fierzë janë ndihmuar 5 familje me pako ushqimore, 1 familje me blerje të produkteve joushqimore, në njësinë administrative Rrasë 5 familje me pako ushqimore dhe 1 familje me barna të rimbursueshme. Në njësinë administrative Kajan u ndihmuan me pako ushqimore 19 familje, 7 familje me ushqime me pagesë, pranë 20 familjeve u dërguan pensionet, si dhe pranë 9 familjeve ilaçe të rimbursueshme.

Pranë 10 familjeve janë dërguar në banesa pensionet në Belsh. Në njësinë Grekan u dërguan ilaçet e rimbursueshme pranë 2 familje. z.tosku. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.