VATIKAN – Papa Françesku paralajmëron kundër rrezikut në rritje të dhunës në familje

VATIKAN, 13 prill /ATSH-AFP/ – Papa Françesku paralajmëroi sot kundër rrezikut në rritje të dhunës në familje për gratë, që janë të mbyllura në shtëpi për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit.

“Sot, dëshiroj të kujtoj gjithçka që bëjnë shumë gra, përfshirë këtu këtë periudhë krize shëndetësore, për t’u kujdesur për të tjerët. Gratë mjeke, infermieret, agjentet e forcave të sigurisë dhe oficeret e burgjeve, punonjëset e dyqaneve të nevojës së parë dhe aq shumë nëna dhe motra që e gjejnë veten të mbyllur me gjithë familjen e tyre, me fëmijët, të moshuarit ose me persona me aftësi të kufizuara “, deklaroi Papa në fund të lutjes së tij tradicionale të Engjëllit.

“Shpeshherë ato përballen me rrezikun e dhunës, për shkak të një bashkëjetese, për të cilën ata mbajnë një ngarkesë shumë të madhe”, paralajmëroi ai.

“Le të lutemi për ta “, shtoi ai.

“Qeveria italiane zhbllokoi 30 milionë euro për parandalimin e dhunës kundër grave”, njoftoi ministrja për Barazi Gjinore dhe Familjen, Elena Bonetti./ ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.