Tirana një familje e madhe, pako ushqimore edhe në fshatin më të largët

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Në këto ditë të vështira për të gjithë, bashkia e Tiranës vijon çdo ditë shpërndarjen e pakove me ushqime në çdo cep të kryeqytetit. Jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët të Tiranës po dërgohen ndihma ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, për të moshuarit e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Në mënyrë që askush të mos detyrohet të dalë nga shtëpia, për të shmangur epideminë që ka përfshirë gjithë botën, ekipi i bashkisë Tiranë dhe vullnetarët dalin në terren për t’i ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.