SPANJË – Numri i viktimave nga COVID-19 në rënie, 517 në 24 orë

MADRID, 13 prill /ATSH-AFP/ – Bilanci ditor nga pandemia është ulur sot në 517 të vdekur, ndërkohë që vendi po i rikthehet në mënyrë graduale punës, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Koronavirusi i ri ka shkaktuar të paktën 17 489 të vdekur në vendin më të prekur në Europë pas Italisë.

Por, përhapja është ngadalësuar me 3 477 raste të reja të diagnostikuara në një ditë, shifra më e ulët që prej 20 marsit.

Qeveria ka shpërndarë sot maska në transportin e publik për të shmangur rikthimin e koronavirusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.