RUSI – Putin dhe Trump vlerësojnë “rëndësinë e madhe” të marrëveshjes për naftën

MOSKË, 13 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu amerikan, Donald Trump vlerësuar rëndësinë e madhe të marrëveshjes së OPEC dhe partnerëve të saj mbi një ulje historike të prodhimit të naftës.

Gjatë një bisede telefonike mes dy drejtuesve, ata vlerësuan edhe një herë rëndëinë e madhe të marrëveshjes në formatin “OPEC+ për uljen e prodhimit të naftës”, theksoi Kremlini në një komunikatë.

Kremlini theksoi se ka pasur një bisedë të përbashkët mes presidentit rus, Vladimir Putine, Donald Trump dhe mbretit Salmane të Arabisë Saudite. .

“Tre liderët kanë mbështetur marrëveshjen e arritur në kuadër të OPEC+ për limitimin e vullnetshëm dhe me etapa të prodhimit të naftës me qëllim për të stabilizuar tregjet botërore dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore”, konfirmon komunikata.

OPEC dhe partnerët e saj arritën uljen më të madhe të prodhimit në histori, me shpresën për të rritur çmimet e naftës mes pandemisë së koronavirusit pavarësisht tensioneve mes Moskës dhe Riadit. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.