MJEKESI – Britania ka mungesa pajisjesh mbrojtëse për mjekët

LONDER, 12 prill /ATSH-MIA/ – Personeli mjekësor në Britaninë e Madhe ende nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse të nevojshme gjatë mjekimit të pacientëve me COVID-19, bëri të ditur mbrëmë Shoqata Mjekësore Britanike (SHMB).

SHMB bën të ditur se mjekët rrezikojnë jetët e tyre duke punuar pa mbrojtje adekuate. Deklarata vijon pasi sekretari i Shëndetësisë, Mat Henkok, theksoi se ”19 punonjës shëndetësorë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe që nga fillimi i epidemisë”.

Henkok, deklaroi se qeveria po heton se si punonjësit e infektuar kanë ndërruar jetë nga virusi duke shtuar se disa ndoshta ishin infektuar jashtë vendit të punës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.