Mbledhjet e komisioneve parlamentare, trasmetimin livestream përmes faqes së Kuvendit

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Në kushtet e pandemisë COVID-19, komisionet parlamentare vazhdojnë punën online, në zbatim të programit dhe kalendarit të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Për të mundësuar informimin në kohë reale të publikut, faqja e Kuvendit: “parlament.al”, filloi transmetimin live stream të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Kjo mundësi është në vazhdën e objektivave të Kuvendit për të rritur transparencën dhe aksesin e qytetarëve dhe medieve në procesin ligjbërës të Kuvendit, komisioneve të përhershme parlamentare dhe deputetëve.

Ky shërbim ndaj publikut merr rëndësi të veçantë në kushtet e izolimit prej pandemisë së koronavirusit. /m.m//j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.