ITALI – Bie numri i të infektuarve, por rriten viktimat: 566 në 24 orët e fundit

ROME, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Këtë herë zbritja e të infektuarve është e qartë: nga 4 092 infeksionet e djeshme sot janë regjistruar 3 153, shifra më e ulët pas rënies të 7 Prillit.

Fatkeqësisht, vdekjet janë shtuar në 566, pra 135 më shumë se dje, të cilat tejkalojnë pragun e tmerrshëm të 20 mijë vdekjeve që nga fillimi i epidemisë.

Ulet edhe numri i të shëruarve, nga më shumë se dy mijë dy ditë më parë në 1 224 sot.

Ka pasur edhe një rritje në repartet e zakonshme COVID ku ka 176 shtretër më shumë.
Por më e rëndësishmja është se pakësohen më 83 shtrimet në spitale të pacientëve më seriozë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.